Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Mbërrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

16. Juni 2025

Gerta Gixhari për Gjestin: E kam uruar për këngën e re, më pëlqeu shumë

16. Juni 2025

Gjykata shpall të pafajshëm Gjikon, në lidhje me akuzën për dhunim

16. Juni 2025

A do ta ftojë Driloni, Sarën në meçin e tij?

16. Juni 2025

Përparim Rama pret “Shkodrën Elektronike”, publikon video

16. Juni 2025

Jo si modele, Kaderin do ta shohim në tjetër profesion

16. Juni 2025

Shqipëria në samitin e SEECP mbështet Izraelin, kritika për Iranin bërthamor

16. Juni 2025

Dietat përkeqësojnë depresionin

16. Juni 2025

E rëndë për familjen Fazliu, 54-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë

16. Juni 2025

Një trup perfekt si i Duas, zbulon rutinën e saj

16. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Këshilla për shoferët gjatë vozitjes në vapë të madhe
Lifestyle

Këshilla për shoferët gjatë vozitjes në vapë të madhe

23. Juni 20245 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Temperaturat e larta kanë ndikim të rëndësishëm në shëndetin e njeriut dhe gjithashtu edhe te shoferët.

Vapa ekstreme mund të shkaktojë rreziqe shëndetësore për drejtuesit e mjeteve motorike, nëse nuk merren masa paraprake. Muajt e verës zakonisht nënkuptojnë më shumë kohë për të udhëtuar sepse është periudhë pushimesh kur janë ditët më të gjata të vitit, përcjell Klankosova.tv.

Nëse jeni duke planifikuar një udhëtim apo pushim veror, për një siguri më të madhe gjatë udhëtimit, Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS, ju ofron 10 këshilla për shoferët dhe për automjetet:

 

 

Këshilla për shoferët:

-Vishuni me veshje të lehta, të shlirueshme dhe të ajrosura, për të shmangur ndikimin e nxehtësisë.

-Mbathni gjithmonë këpucë të sheshta (jo me take te larta), jo sandale, jo papaqë pa lidhësen e pasme rreth thembrës, për t’u siguruar që mund të frenoni dhe të përshpejtoni lehtësisht.

 

 

-Jini gjithmonë të vetëdijshëm për kufirin e shpejtësisë në rrugën në të cilën po vozitni sepse në temperatura të larta mund të vështirësohet koha e reagimit sipas nevojës për ndalje apo përshpejtim.

-Pini ujë ose lëngje për të mbajtur në nivel hidratimin e trupit, duke shmangur lëngjet dhe pijet dehidruese si kafeja, çaji dhe pijet freskuese me kafeinë të cilat mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa t’ju ndihmojnë gjatë vapës ekstreme.

 

 

-Ndaloni automjetin për të ngrënë dhe hani ushqime me kujdes në cilësinë dhe sasinë e tyre. Më shumë hani fruta të pasura me fibra dhe lëng natyral, duke shmangur ushqimet me proteina të larta.

-Pushimi periodik në periudha të caktuara kohore është i domosdoshëm, kundiheni të lodhur ose të stresuar nga nxehtësia.

 

 

-Përdorni syze dielli për të mbrojtur sytë nga rrezet e dëmshme të diellit. Nxehtësia mund të çojë në lodhje dhe pakujdesi gjatë ngasjes, andaj përdorni një leckë të lagur për të fshirë fytyrën ose vendoseni leckën rreth qafës.

-Largoni inatin kur jeni duke lëvizur në rrugë sepse është e rëndësishme që të ruani qetësinë gjatë vozitjes për të shmangur aksidentin.

-Shmangni të shpërqendroheni nga fëmijët tuaj ose bashkudhëtarët tjerë, sepse është e rëndësishme të përqendroheni në rrugë.

-Evitoni vozitjen në orët e mesditës dhe shfrytëzoni për vozitje freskinë e mëngjesit ose flladin e pasdites së vonshme.

Gjithmonë mbani mend që të mos lini kurrë fëmijët ose kafshët shtëpiake pa mbikëqyrje në ndonjë automjet të mbyllur në vapë.

Përveç këshillave për shoferët, AMRKS ju këshillon që para se të niseni për rrugë për të shijuar sezonin, duhet të mendoni edhe për gjendjen teknike të automjetit tuaj.

Meqenëse automjeti i juaj kalon orë të gjata në diell gjatë rrugës ose parkingun tuaj me diell, atëherë duhet te kujdeseni për automjetin tuaj, menjëherë pasi te jeni kujdesuar për veten tuaj.

Duhet inspektuar sistemin e ftohjes, gomat, bateritë dhe ajrin e kondicionuar të automjetit tuaj. Pjesa e jashtme dhe e brendshme, si dhe funksionet mekanike, mund të ndikohen të gjitha ndërsa moti nxehet.

Ka disa gjëra për t’u kujdesur dhe disa masa parandaluese që mund të merrni për ta mbajtur automjetin tuaj të funksionojë në mënyrë të sigurt gjatë gjithë vitit. Parkoni makinën tuaj në një vend me hije sa herë që është e mundur.

Bateria

Bateria juaj është shumë e ndjeshme ndaj dëmtimit në muajt e nxehtë të verës. Kontrolloni rregullisht baterinë e automjetit tuaj. Disa bateri të vjetra duhet të mbushen me lëngje. Sigurohuni që ta kontrolloni shpesh gjatë muajve të verës. Kontrolloni periodikisht baterinë e automjetit tuaj për fryrje ose çarje. Nëse shihni diçka të pazakontë, kërkoni nga mekaniku juaj ta shikojë atë.

Gomat

Mbani gomat të fryra duke ndjekur udhëzimet e rekomanduara të presionit nga prodhuesi, gjithmonë referojuni manualit. Gomat e fryra në mënyrë jo të duhur mund të çojnë në dëmtim apo edhe në fryrje gjatë vozitjes. Kontrollimi i presionit të gomave është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni gjatë gjithë vitit, por veçanërisht gjatë muajve të verës. Kontrollimi i presionit të gomave nuk kërkon gjithmonë një profesionist.

Sistemi i klimatizimit A/C

Ne gjate vozitjes mbështetemi në ajër të kondicionuar në automjetet tona, për të na mbajtur rehat ndërsa udhëtojmë për në pushimet tona verore. Servisoni rregullisht ajrin e kondicionuar. Zëvendësimi i filtrit të ajrit të kabinës mund të përmirësojë gjithashtu ftohjen dhe të zgjasë jetën e sistemit të ajrit të kondicionuar. Puna e ajrit të kondicionuar mund të jetë shumë e kushtueshme, kështu që kapja e një problemi në fillim mund të kursejë qindra dollarë në riparime në rrugë.

Temperatura e motorit

Para vozitjes duhet kontrolluar sasinë e ujit ne rezervarin ngjitur me motorin. Gjate vozitjes duhet përcjelle temperatura e motorit, e cila mund te rritet ne mungese te ujit apo edhe për shkak te prishjes se termostatit te ujit, i cili shërben për ftohjen e motorit. Nëse rritet temperatura kjo alarmon ne tabelën instrumentale me ngjyre te kuqe. Duhet ndalur dhe duhet pushuar motori dhe kurrsesi te mos hapet kapaku i rezervarit te ujit te motorit sepse nga uji është i nxehte mund te lëndoheni pa dashje.

Ekzaminoni rripat, kontrolloni për ndonjë rrjedhje dhe pastroni çdo hapje të bllokuar që mund të pengojë funksionimin e duhur të sistemit.

Në fund, le të kujdesemi për veten dhe automjetin, duke respektuar gjithmonë shenjat dhe rregullat e sigurisë në rrugë!

Share. Facebook
Previous ArticleElon Musk bëhet baba për herë të 12-të
Next Article Santiana e krahason veten me limon

Related Posts

Dietat përkeqësojnë depresionin

16. Juni 2025

Sa duhet të ecni për të humbur peshë?

16. Juni 2025

Këto zakone ndihmojnë të flini në më pak se 20 minuta

16. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Mbërrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

Read More

Gerta Gixhari për Gjestin: E kam uruar për këngën e re, më pëlqeu shumë

Read More

Gjykata shpall të pafajshëm Gjikon, në lidhje me akuzën për dhunim

Read More

A do ta ftojë Driloni, Sarën në meçin e tij?

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.