Reperi Stresi njëkohësisht fitues i “Big Brother Vip Kosova” ka dhënë intervistën e parë pas daljes nga reality-show.
Por përpos fitores ai ka folur ndër të tjera edhe për raportin që ka tani me ish-partneren e tij Kejsin, duke zbuluar se kanë komunikuar edhe privatisht pas fitores së tij.
Ai rrëfeu se ajo e ka telefonuar dhe ka komunikuar me të, por nuk preferoi që të tregonte më shumë detaje, duke e quajtur marrëdhënien me të si diçka personale e që preferon ta mbajë të tillë.
”Folëm kur dola, janë gjëra private mes nesh. Rëndësi ka të jetë mirë me shëndet, nuk kam çfarë flas”