Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në Shqipëri i ka bërë një kërkesë zyrtare Forcave të Armatosura që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetjen e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj.

Një prej trupave u gjet rastësisht nga një peshkatar dhe ishte vajza 9-vjeçare e familjes Arrazi.
Kërkesa zyrtare është bërë nga drejtuesi për veriun i Agjencisë Kombëtare, Besnik Hysaj në drejtim të FA dhe pritet që tashmë në këtë operacion të jenë të pranishëm edhe forcat e ushtrisë.