Gazetari Vullnet Krasniqi është kërcënuar me jetë nga një qytetar i Luginës së Preshevës.
Për rastin ka njoftuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët janë shprehur jashtëzakonisht të shqetësuar me këtë rast.
“Unë jam në Prishtinë, dhëmbët kam me t’i shkulë me dane, kam me ta q f miljen, këtu kam me ta rrasë plumbin…Ta di adresën ku e ke saktë, ta dish, të banesës, mos shko në katund, mos thirr polici…” – raportohet se ka thënë personi në video.
Po ashtu, gazetari Krasniqi aktualisht është në Policinë e Kosovës, duke raportuar kërcënimin.
“Për AGK-në, një kërcënim i tillë është jashtëzakonisht shqetësues, i papranueshëm dhe i bëjmë thirrje urgjente Policisë së Kosovës që të marrë masat e duhura ta lokalizojë kërcënuesin e gazetarit Krasniqi.
Shqetësohemi për sigurinë fizike të Krasniqit, andaj ftojmë Policinë e Kosovës që t’i ofrojë mbrojtjen e duhur.” – thuhet tutje në njoftimin e AGK-së.