Një këngëtare e njohur braziliane ka vdekur në moshën 42 vjeçare nga komplikacionet e një kirurgjie estetike, duke lënë të shokuar familjarët dhe dashamirësit e saj.
Dani Li ndërroi jetë të mërkurën duke lënë pas bashkëshortin dhe bijën shtatë vjeçare. Këngëtarja, emri plotë i të cilës ishte Danielle Fonseca Machado – kishte kryer operacionin e komplikuar estetik të premten.
Procedura e saj e reduktimit të dhjamit ishte kryer në bark, në kurriz si dhe për reduktimin e gjokseve, sipas mediave lokale.
Bashkëshorti i saj Marcelo Mira, ha dje për mediat: “Trupi i saj vjen nesër në Macapá. Ne jemi të gjithë të tronditur nga kjo. Varrimi do të bëhet të shtunën”.