GREQI- Këngëtarja e njohur greke Bessy Argyraki është aksidentuar gjatë koncertit të saj në plazhin e Agia Triada, në Selanik, raportojnë mediat greke.
Të gjithë të pranishmit “ngrinë”, koncerti u ndal dhe menjëherë të gjithë vrapuan për ta ndihmuar.
Argyraki është dërguar në një klinikë private për t’i dhënë ndihmën e parë, pas aksidentit që pati gjatë koncertit të saj dhe mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.