Këngëtari u ka kërkuar falje publikisht fansave.
Këngëtari i njohur shqiptar, Lindon Berisha së fundmi e ka lansuar projektin
e tij më të ri muzikor.
LEXO EDHE:
Bukuroshja pejane me poza mbi veturë
Kënga “Dashnia jem” e cila erdhi me videoklip dhe fansat mezi prisnin publikimin
e saj, u largua nga Youtube.
Lidhur me këtë fakt ai u ka kërkuar fansave falje publikisht ku njofton se kjo
gjë ka ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve me kompaninë që
menaxhon kanalin e tij.
“Me keqardhje ju informoj që kënga e fundit e lansuar “Dashnia jem” është
larguar përkohësisht nga kanali im i Youtube-it për disa shkaqe juridike
dhe mosmarrëveshjeve me kompaninë përkatëse që mirëmban kanalin.
Ju kërkoj ndjesë të gjithëve që më kanë sh kruar për heqjen e këngës
njëkohësisht i falënderoj të gjithë për mbështetjen e madhe që kan treguar.
Kënga do të rikthehet në të ardhmen sapo të zgjidhen këto çështje.
Faleminderit të gjithëve, shumë mirënjohës”, ka shkruar Lindoni pranë
postimit të fotografisë në Instastory.