Kendall Jenner ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me një set të ri fotografish në Instagram, ku shfaqet topless dhe e veshur vetëm me bikini tanga nga Calzedonia, marka italiane për të cilën ajo shpesh pozon.
Supermodelja 29-vjeçare po relaksohej pranë një pishine, ndërsa postimi i saj mori pëlqime nga yje si Hailey Bieber, Gigi Hadid dhe Candice Swanepoel.
Postimi i saj vjen në një moment kur marrëdhënia me motrën, Kylie Jenner, duket e tensionuar, shkruan DailyMail.

Në episodin e fundit të The Kardashians, motrat diskutuan mbi dallimet mes tyre, duke krijuar një moment të sikletshëm gjatë bisedës.