Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Shirokë të Suharekës.
Si pasojë një këmbësore e moshës 58 vjeçare është goditur për vdekje nga një automjet.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Vesel Gashi.
Gashi tha se viktima nuk ka mundur t’iu bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur.
Ai theksoi se ngasësja e automjetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Dje me datë 28.07.2024, rreth orës 20:55 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Shirok të Suharekës. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit këmbësorja ( F.G. 58 vjeç) ka pësuar lëndime rënda të cilave nuk mundur të ju mbijetoj. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e saj. Policia si dhe prokurori kujdestar kanë dal vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin“, tha Gashi.