Gjendja e katër të lënduarve si pasojë e goditjes nga rrufeja dje në Prevallë, është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Kështu bën të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj, referuar mjekëve kujdestarë.
Kujtojmë se si pasojë e motit të ligë, përveç katër të lënduarve, si pasojë e goditjes nga rrufeja, ka humbur jetën një grua.
”Vdekjen e vikt’times e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Po ashtu, lëndime kanë pësuar edhe (4) personat që ishin në afërsi por sipas mjekëve kujdestarë gjendje e tyre është stabile-jashtë rrezikut për jetë”.