Karateistja kosovare, Alma Loki fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik, pasi mundi kundërshtaren serbe, Neda Millosheviq.
Gara u mbajt në Podgoricë, ndërsa Loki shënoi pesë fitore, duke kulmuar me fitoren ndaj serbes për medaljen e artë.
“Është kjo medalja e parë ndërkombëtare e karatesë tonë në disiplinën katave”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.