Moderatorja e njohur e RTV21, Blerona Zeqiri, ka folur për ndërhyrjen kirurgjike që ka bërë për humbjen në peshë, shkruan infoline-news
“Një prej pyetjeve më të shpeshta që kam pas për këto pesë muaj dhe jo veç prej miqve të afërt, por edhe prej njerëzve të cilët më ndjekin në rrjetet sociale edhe njerëzit që më kanë takuar në rrugë ju ka interesuar jashtëzakonisht shumë ndryshimi im”, ka thënë Blerona e cila ka arritur që t’i heq 23 kilogramë.
Por tani që është në formë Blerona nuk po ndalet dhe është mjaftë aktive me foto në rrjete sociale.
Ajo se fundmi ka postuar foto me një fustan blu ku po duket mjaftë bukur.