“Love Island Albania” krijoi disa çifte, e mes tyre ishte edhe Denisi dhe Xhesika. Me hyrjen në emision, ata vendosën t’i jepnin një shans të dytë njëri-tjetrit.
Edhe pas përfundimit të spektaklit dyshja vijuan rrugëtimin së bashku, teksa ndanin herë pas here momente të ëmbla për publikun.
Mirëpo, nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por, me një status Xhesika ka konfirmuar ndarjen nga Denisi.
“Jam shum mirenjohese per mbeshtetjen qe me keni dhene, edhe kur me paralajmeruat se po beja zgjedhjen e gabuar. Kishit te drejte”-ka shkruar ndër të tjera ajo.