Pas divorcit të furishëm nga Ilary Blasi, nëna e fëmijëve të tij Cristian dhe Chanel, Francesco Totti dukej se kishte gjetur paqen sentimentalisht me Noemi Bocchi-n.
Por legjenda e Romës sapo është përfshirë sërish në median rozë.
Sipas revistës “Gentes”, ish-kapiteni i Romës raportohet se është në një lidhje me gazetaren sportive tridhjetë e dy vjeçare Marialuisa Jacobelli. Francesco Totti filmohet nga paparacët teksa hyn dhe del nga një hotel në Romë me gazetaren Marialuisa Jacobelli.
