Reperi Kanye West performoi në Kinë para një stadiumi të mbushur plot dhe në këtë koncert ai nuk performoi vetëm – atij iu bashkuan fëmijët e tij North, Saint, Chicago dhe Psalm, të cilët i kishte me ish-gruan e tij Kim Kardashian.

Kjo performancë në stadiumin Wuyuan River Sports në Hainan ishte një spektakël i vërtetë, siç dëshmohet nga një video e shpërndarë në rrjetet sociale.
Kanye filloi të këndonte dhe fëmijët të lumtur u hodhën rreth skenës. Nisur nga videot, ata kanë kaluar shumë mirë. Edhe pse nuk ishte në skenë, bashkëshortja e Kanye, Bianca Censori i brohorisi me besnikëri nga publiku.
Bianca u pa e afërt me vajzën 11-vjeçare të Kanye, North