Posteri i fushatës së kandidates për deputete në Francë, Juliette de Causans është bëre viral në internet. Votuesit kanë shprehur indinjatë se ishin “mashtruar” nga disa foto të realizuara me photoshop.
Vetë de Causans ka pranuar se ka edituar posterin me justifikim se imazhet e redaktuara do të ndihmonin për të çuar përpara kauzën e saj dhe mbi të gjitha për të pasur një foto të bukur.
Një version i pa edituar i fotografisë që “befasoi” francezët me pamjen e kuruar të kandidates, ka “nxjerrë zbuluar” këtë të fundit para zgjedhjesve të saj.
Një foto para dhe pas editimit, dukshëm tregon ndërhyrjen dhe editimin që i është bërë fotos, e cila u cilësua si mashtrim nga disa qytetarë.