Jori Mersin është një agjente imobilare e cila ka qenë e ftuar në emisionin “Një gotë rose” nga Rozana Radi.
Teksa kanë biseduar për “BBV3”, ajo ka treguar se ka patur një flirt veror me një nga personazhet e këtij edicioni, por ajo nuk ka preferuar ta tregojë emrin.
Mesa duket bëhet fjalë për Romeon Veshajn, marrëdhëniet e të cilit janë shumë të komentuara në media.
Moderatorja Rozana Radi ka ngulmuar për emrin dhe Jori i ka dhënë disa detaje. Ajo tregon se ata të dy kanë qenë në një club në Milano, ndërsa personi në fjalë po kërcente me dikë tjetër e po shihte Jorin.
Por duke u përpjekur të fshehë emrin, Xhani Demnika ka thënë se bëhet fjalë për Romeo Veshaj, për të cilin Jori ka qeshur duke e pohuar.