“Akti i Granit Xhakes, është për turp. Akt prej një rrugaçi”, ishin fjalët e aktivistet Zana Avdiu.
Kjo deklaratë e saj arriti të sjellë reagime të mëdha në opinonin publik.
E në lidhje me këtë përmes një postimi në Facebook, avokati Arianit Koci ka publikuar kërcënimet që Avdiu mori për këtë deklaratë.
Postimi i plotë
“”Kam met t’qu bashk me hamiden natan” ose “… t’shkon jeta pr lesh” – janë vetëm dy prej shumë kërcënimeve që po i merr Zana Avdiu.
Hamidja, siç e dini është gruaja shtatëzënë, që u vra mizorisht nga burri i saj.
Ka edhe kërcënime tjera të rënda – me dhjetëra sosh, ku përdorët edhe gjuha eksplicite. Gjuhë e flliqt.
Mund edhe të mos pajtohemi me Zanën, por kërcënimet e tilla, janë të papranueshme në një shoqëri të civilizuar.
Në anën tjetër, kërcënimi publik dhe fyerja, e stimulojnë kërcënimin edhe më të madh.
Krijohet klimë e linçit publik.
Pas kësaj shpesh, pasojnë edhe veprimet konkrete.
Prandaj, tash po shkojme në Polici me i denoncuar të gjitha kërcënimet.