“Kaluan natë të vështirë e nën mbikëqyrje psikiatrike”, vazhdon propaganda e serbëve në veri
Në Serbi po vazhdon propaganda kinse Policia e Kosovës ka rrahur dy serbë gjatë ditës së djeshme në Bërnjak. Policia e Kosovës ka thënë se raportimet e mediave serbe se janë rrahur dy qytetarë serbë janë të pasakta.
Pavarësisht kësaj, në Serbi po vazhdon ky raportim. Madje, sipas B92, dy serbët, të cilët po paraqiten si vik-tima një rrahje të paqenë nga Policia e Kosovës, kanë kaluar natë të vështirë në spital. “
Ata e kaluan natën nën terapi qetësuese, analgjezikë dhe mbikëqyrje psikiatrike,” ka thënë Dr. Zlatan Elek për Tanjug
Mediat serbe raportojnë se Dragisa Vlaskovic dhe Zoran Tomovic u pranuan në spital dje me dëmtime të rënda kontuzive në kokë, gjoks dhe trup si rezultat i goditjes, shkeljes dhe të shtënave, dhe u shtruan në spital në departamentin e kirurgjisë. Përmes një komunikate për medie, Policia e Kosovës ka sqaruar dje se nuk ka pasur asnjë ndalim, por as kontakt me ndonjë protestues në pikë kalim kufitar. “Njësia policore gjatë rrugës ka verifikuar tre kamion gjegjësisht vozitësit e tyre të cilët kanë vozitur prapa kolonës së zyrtarëve policorë duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve dhe operacionit policorë, me ç’rast zyrtarët kanë ndaluar, verifikuar dhe më pas i ka liruar të tre vozitësit të nacionlitetit m/sh kosovarë, të cilët janë udhëzuar të paraqiten në stacionin policorë Jugu – Mitrovicë”, thuhet në komunikatë. Në komunikatë thuhet se, “Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar demanton shkrimin tendencioz dhe të pavërtetë të publikuar në mediumin serb kosovo-online, medium ky i cili në vazhdimësi po publikon dezinformacione të tilla”.
“Lajmi i radhës i publikuar sot (23.09.21) nga ky medium, se kinse në afërsi të pikë kalimit kufitar në Bërnjak njësia speciale nga Prishtina ka rrahur tre persona serb nuk qëndron, është i pavërtetë dhe ka për qëllim dezinformimin e opinionit, për të paraqitur një situatë pasigurie për qytetarët si dhe për të plotësuar ambiciet e ndryshme politike të orientuara nga jashtë”, thuhej në komunikatë