Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i ka quajtuar mashtrues Vetëvendosjen dhe LDK-në.
Kadrijaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se dy partitë nuk po munden ta ndajnë kulaqin.
Ajo ka thënë tutje se kauzë e VV-së dhe LDK-së është vetëm pushteti dhe assesi shteti.
“Pra, kauzë është vetëm pushteti e asesi shteti. Mashtruesit ndryshe nuk janë”, ka shkruar Kadrijaj.
Sot është paralajmëruar takimi i radhës mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në tentim për të arritur marrëveshjen e koalicionit.
Presidenti Thaçi i ka dhënë afat 48 orë kreut të VV-së për të propozuar emrin e mandatarit për Kryeministër, i cili afat skadon sot./GazetaExpress/