Kader Kicaj përfundoi mbrëmë aventurën e saj në Big Brother Vip Kosova 2.
Brenda shtëpisë më të njohur, Kaderi dhe Lumbardhi, nisën romancën e dashurisë.
Pak orë pasi u eliminua, Kader ka reaguar për herë të parë. Ajo këtë herë i dërgoi një porosi Lumbardhit, i cili po vazhdon garën brenda.
“Mirëmëngjes zemrushi jem, 24/7 do të jem me ty”, shkroi Kaderi në Instagram ku ia bashkëngjiti një foto të Lumbardhit.