Aktorja e njohur Monika Lubonja që pas përfundimit të “Big Brother” ka folur shpesh per jetën e saj personale. Ajo ka deklaruar se është “single”, duke u shprehur shpesh se është në kërkim të një partneri.
Që pas përfundimit të “Big Brother”, gjithnjë e më të rralla kanë qenë daljet e saj në publik, duke preferuar të ruajë disi intimitetin e saj.
Por, disa foto të publikuara nga “Panorama” na sjellin Monikën në krah të një mashkulli. Ajo shihet në një nga baret e Tiranës, teksa shoqërohet nga një mashkull i panjohur për publikun.
Nuk e dimë nëse është një mik, apo i njohur apo partneri i ri i saj.
https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/Commercial-Event-Instagram-Post-in-Black-and-White-Neon-Pink-Bold-Gradient-Style.png
Vetëm pak kohë më parë, ajo u shpreh rreth jetës së saj private, por edhe rreth rritjes së vajzës së saj.