Justin Bieber aktualisht po respekton kërkesën e Hailey-t për të kaluar kohë të ndarë, pavarësisht faktit se ai “i frikësohet” të jetojë pa të.
Sipas Radar Online, kërkesat e saj po e dëmtojnë seriozisht këngëtarin 30-vjeçar, sepse ai “bëhet copë-copë” pa gruan e tij.
“Justin ndodhet në një banesë tjetër në Beverly Hills që të mund t’i jepte Hailey hapësirën që ajo dëshironte. Kjo është shumë e vështirë për të,” vuri në dukje burimi i brendshëm.
Megjithatë, Justin po bën gjithçka që mundet për të shmangur me çdo kusht divorcin.
“Ai është shumë i varur nga Hailey. Ajo është gjithçka për të. Ai është i humbur pa të. Por ai po përpiqet të mësohet, sepse kjo është diçka që Hailey dëshiron!” ndau më tej burimi.
Ky lajm tronditës vjen pasi Justin ndau një foto të tij duke qarë.
Një burim i brendshëm i tha Entertainment Tonight në atë kohë se Hailey “po bën më të mirën” për ta mbështetur atë.