Justin Bieber u bë pjesë e debatit në rrjet gjatë Ditës së tij të parë të Babait, duke ndarë një seri postimesh të çuditshme dhe herë-herë provokuese në Instagram.
Këngëtari 31-vjeçar, i cili së fundmi u bë baba i një djali me bashkëshorten Hailey Bieber, publikoi një foto bardhë e zi ku shfaqej me një mimikë serioze dhe një mesazh: “Jam një baba me të cilin nuk duhet të ngatërrohesh”, i shoqëruar nga emoji i gishtit të mesëm.
Postimet e tij përfshinë gjithashtu fotografi të djalit të tyre, Jack, për herë të parë që nga lindja në gusht 2024, si dhe dhurata luksoze që duket se i kishte marrë nga Hailey – përfshirë një orë të shtrenjtë Audemars Piguet dhe çanta Prada, shkruan DailyMail.