Justin Bieber po shqetëson gjithnjë e më shumë fansat me paraqitjet e tij të fundit publike.
Një foto e tij tashmë ka nisur të përhapet në internet, duke ndezur spekulime të reja se këngëtari po kalon një periudhë të vështire.
Më saktë në Facebook ka dalë një foto që krahason se si dukej dikur Bieber me atë se si duket së fundmi. Në një foto më të fundit këngëtari është dukshëm i rraskapitur dhe i zbehtë në fytyrë.
“Çfarë po ndodh me të? Shpresoj që të jetë mirë”, ka shkruar përdoruesi krahas postimit të tij. Komentet shumë shpejt u vërshuan me reagime nga fansat e shqetësuar.