Aktori i njohur i humorit Julian Deda, ka treguar se nëse s’do të kishte qenë pjesë e “Big Brother VP”, do të kishte dëshirë që Heidi Baçi, të shpallej fituesja e çmimit të madh.
Nga ana tjetër, Juli tha se mbas tij konkurrenti që e meriton më shumë fitoren, është Egla Ceno.
“Nëse unë do ta kisha parë nga shtëpia duke mos qenë fare këtu. Duke e parë nga jashtë me shkëputjet e mia të puëns, ndryshon krejt situate.
Nëse do ta shikoja ‘Big Brotherin’ nga jashtë do të doja ta fitonte ajo (drejton gishtin nga Heidi). Duke qenë brenda dhe duke parë atë që kam parë unë do të doja ta fitonte ai që e meriton më shumë mbas meje, që është ajo atje (Egla)”,– tha Juli.