Joz Marku ka folur më tepër për marrëdhënien e tij romantike me Loredanën, e cila nisi brenda shtëpisë së Big Brother.

Gjatë një interviste në “Wake UP”, ai u shpreh se është mërzitur që Loredana ka hequr unazën, e cila në shtëpi ishte simbol i lidhjes së tyre.
“Unaza nuk është ajo që më mban të lidhur me Lorin. Në shtëpi e kam unazën, unë e harroj shpesh sepse nuk jam mësuar. Tani e harroj shpesh. U mërzita kur Loredana e hoqi unazën, u mërzita shumë”, tha ndër tjerash ai.