Në shtëpinë e Big Brother Vip Albania banorët po vihen para misioneve të shumta nga Vëllai i Madh.
Para një misioni është vendosur dhe konkurrentja Jori. Asaj i është kërkuar nga vëllai i madh të fshehë të gjitha parfumet e Kristit.
Jori, është treguar e gatshme për te futur në kurth Kristin dhe mbrëmjen e sotme ka nisur misionin e saj duke marrë parfumet e Kristit nga gardëroba e tij dhe duke i fshehur ato në sirtarin e saj.
Mirëpo ky mision ka zgjatur vetëm pak pasi Kristi ka zbuluar parfumet në sirtarin e saj dhe ka diskutuar me Jorin, e cila ka vazhduar ta mohojë.
https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/Commercial-Event-Instagram-Post-in-Black-and-White-Neon-Pink-Bold-Gradient-Style.png