Banorja e Big Brother VIP Albania, Jori, ka qenë mjaft e hapur sa i përket jetës të saj personale.
Ajo ka treguar për lidhjet e saj të mëhershme.
Por, së fundmi janë krijuar dyshime se ajo është në një lidhje me reperin italian Fred de Palma.
Kjo na bën të mendojmë pasi Jori dhe Fred kanë kaluar pushimet në të njëjtin vend dhe kanë të njëjtat foto.
Gjithashtu ata ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.
As ajo dhe as reperi nuk kanë thënë diçka në lidhje me këtë.