Kim Kardashian mori gjithë vëmendjen në sfilatën e Balenciaga për Paris Fashion Week teksa u shfaq e veshur me një fustan disi gotik në stil, me detaje të shumta dantelle dhe detaj golfi në qafë.
Kim ishte e rrethuar nga stafi i saj dhe një turmë fotografësh, ndaj njerëzit e kuptuan shpejt se ai detaj nuk ishte rastësi, madje e komentuan me shaka si aksesorin e zgjedhur për veshjen.
Si u vërtetua ky fakt
Në po atë sfilatë, modelet parakaluan në pasarelë me etiketat varur në veshje. Me pak fjalë kjo ka qenë një marrëveshje e drejtuesit kreativ të markës dhe Kardashian. Kjo nuk është hera parë që Kim bën të tilla gjëra për Balenciaga-n. Me herët ajo u pa duke mbajtur një nga çantat e pazarit që ka krijuar Balenciaga edhe pse nuk ishte në shitje.
Kim ka fuqi të bëjë lëmsh gjithë rrjetin dhe kjo i vlen për marketing markave të njohura, ndaj nuk është hiç çudi që shohim gjëra të tilla “të çuditshme” prej saj.