Babai dhe dy djemtë e tij kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë, nga të shtënat me armë zjarri.
Të tre të plagosurit janë dërguar tashmë në QKUK për trajtim. Mjeku kujdestar Besnik Ibraj, i cili ka folur për gjendjen e të plagosurve, ka thënë se njëri nga ta është në gjendje të rëndë.
“Indeksonline” mëson se të plagosurit janë familja Berisha nga Lugu i Baranit, babai Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij Jetnisi dhe Jetarti.