Gjatë një bisede me Meriton Mjekiqin dhe Françeska Muratin, Jetmir Salaja ka treguar se gjatë primet të mbrëmjes së sotme do të lërë shtëpinë me dëshirë.

“Unë do të lë programin, ky është vendimi im”, tha Jetmiri, pas debatit me Roza Latin.
Dy banorët e kanë kundërshtuar deklaratën e Jetmirit, megjithëse ky i fundit duket i vendosur, ndërsa tregoi se ditën e sotme do ti sqarojë të gjitha arsyet.
“Për fjalët që të ka thënë ti shkul dhëmbët?” – e pyeti Françeska, teksa banori tha: “Po. Ky është vendimi im dhe është i patjetërsueshëm dhe i padiskutueshëm”.