Jehona Sopi po vjen me këngë të re.
Jehona Sopi po përgatit projekt të ri muzikor, të cilin pritet ta publikojë së shpejti, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka publikuar një fotografi në Instagram, të shkëputur gjatë xhirimeve për videoklipin e ri.
“Gati për këngën time të re…duke punuar me shokët e mi”, ka shkruar ajo.
Për ndryshe, projekti me të cilën Jehona është rikthyer në skenë pas një pauze të gjatë është “Anej”, këngë me të cilën mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike”. /Lajmi/