Jehona Sopi publikon një fotografi të realizuar në periudhën kur ishte 15-vjeçe
Këngëtarja e njohur shqiptare, Jehona Sopi, ka kohë që ka bërë një tërheqje nga muzika.
Megjithatë, ajo po vazhdon t’i mbaj fansat të informuar rreth jetës e karrierës përmes rrjeteve sociale.
Artistja së fundmi ka publikuar një fotografi në InstaStory, në të cilën rikthen dukjen e saj në vitin 1995 – gjegjësisht para 26 viteve “Thash t’iu tregoj edhe fytyrën e asaj moshe Viti 1995-1996”, ka thënë ajo.
Krijuesja e hitit “Përvjetori” aktualisht është 41-vjeçe dhe aso kohe në këtë periudhë ishte 15-vjeçe.