Jehona Sopi me performancën e saj në ‘Këngën magjike’ bëri rikthimin e saj në muzikë.
Jehona Sopi kishte afro 5 viteve që nuk kishte sjellë ndonjë risi në skenën muzikore, këngëtarja pas këngës ‘Anej’ me të cilën kishte konkurruar në festivalin ‘Kënga magjike’ ka filluar punimet për një tjetër projekt.
Ajo brenda disa javëve pritet ta lansoj këngën e saj të re për të cilën është duke xhiruar edhe një video-klip.
Këngëtarja orë më parë ndau një postim në Instagram ku ndau disa pamje nga prapaskenat e video-projektit të ri i cili do mban titullin ‘Jena dashtë’.