Jeff Bezos “kërce’non” Leo Di Caprion pas videos virale me të dashurën e tij
Pamjet e Lauren Sanchez duke biseduar me Leonardo DiCaprio janë parë më shumë se 16 milionë herë në Twitter.
Jeff Bezos ‘kërc’ënoi’ me shaka Leonardo DiCaprion pasi një video e të dashurës së miliarderit të Amazon shfaqi një afirmitet mes saj dhe aktorit të Titanikut e cila edhe u bë virale në rrjete sociale.
LEXO EDHE: Cristiano Ronaldo posedon orën më të shtrenjtë në botë
Pamjet që kanë bërë xhiron e Twitter tregojnë Lauren Sanchez të angazhuar në një bisedë me Leonardo DiCaprio ndërsa Jeff Bezos qëndronte në heshtje pranë saj.
Videoja prej gjashtë sekondash është filmuar gjatë Gala Art+Film LACMA në Los Angeles të shtunën, raporton USA Today dhe është parë 16 milionë herë në Twitter.
Në klip, Sanchez u pa duke buzëqeshur teksa bisedonte me Leonardo DiCaprio. Videoja prej gjashtë sekondash, e marrë pa kontekst tregon se zoti Bezos ishte personi i tretë në këtë rast – dhe fakti nuk i humbi atij. Themeluesi i Amazon dhe Blue Origin iu përgjigj klipit duke kërcënuar me shaka rivalin e tij në këtë rast, Caprion.
“Leo, hajde këtu, dua të të tregoj diçka”, ka shkruar ai teksa ndau një foto pa këmishë duke qëndruar mbi një tabelë që lexon, “Rrezik! Shkëmb i pjerrët. Rënie fatale”.
Tweet-i i miliarderit është bërë viral me mbi mijëra pëlqime dhe mijëra komente argëtuese.