Andi Artani pak kohë më parë gjatë një diskutimi me banorët e tjetër të Big Brother VIP Kosova tregoi për historinë e tij të dashurisë me Jasmin Kadriun.
Pas ndarjes të dy i vazhduan thumbat drejt njëri-tjetrit ndërsa në BB VIP Kosova, Andi tha se një nga arsyet e ndarjes ishte sepse Jasmina ishte e fiksuar pas tij dhe u bë një person toksik.
Madje ai tha se gjatë lidhjes me të Jasmina kishte rënë shumë në peshë për shkak të situatave të krijuara në çift.
Kjo deklaratë e tij nuk ka kaluar pa reagimin e vet Jasminës e cila e ftuar në emisionin “Big Talk Kosova” tha se është prekur nga komentet e Andit për peshën.
“Më ka prekur puna e peshës dhe shoqërisë, nuk e di se sa normale iu duket atyre konkurrentëve brenda që të qeshin për diçka të tillë, mua pesha më lëvizë për shkak të stresit dhe stresi nuk varet kurrë nga meshkujt, unë kam patur probleme personale plus edhe fama pasi nuk është një gjë normale që ti brenda natës bëhesh e famshme dhe jetën tënde ta ndryshosh rrënjësisht sepse je në vëzhgim gjithë kohën dhe nuk isha mësuara me këtë, lidhja ime ishte në sytë e gjithë botës, lidhja me Andin ka zgjatur tre muaj dhe më pas dy vite me drama”, tha ajo.