![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Janë apo jo në një lidhje? Popi Kola sqaron njëherë e mirë raportin me Arilena Arën
Raporti që Arilena Ara ka me menaxherin e saj, Popi Kola është diskutuar shumë në media.
Përflitej se kishte diçka më shumë mes tyre dhe se e kishin zyrtarizuar lidhjen duke u prezantuar edhe te familjet si partnerë.
Për këtë temë, Popi është pyetur nga Alban Musa në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ai shpjegoi njëherë e mirë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë.
“Ka shumë gjë dhe aspak zë për sa i përket pjesës që po flasim, eshtë një marrëdhënie njerëzore por me mentalitetin që kemi këtu, të çon në një drejtim tjetër e kam thënë dhe më para, Arilenën e kam si një fëmijë timin që tani u rrit.” tha ai.
Më tej Popi shtoi: “Kam pasur një ëndërr të adoptoja një fëmijë dhe më erdhi një fëmijë i rritur, e kam adoptuar, kjo është marrëdhënia ime me Arilenën.”
Ndërkohë, Suada Daci, e cila ishte gjithashtu e ftuar për të folur për sezonin e ri të Style Star, tha se Popi “e ka çuar Arilenën në rrugën që është sot”.