Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, si rrallë herë ka folur për jetën private.
Në një intervistë për “The Elite Way”, ajo ka pranuar për herë të parë se është e dashuruar.
Ajo ka vendosur që mos ta thotë emrin e personit që ia ka rrëmbyer zemrën.
“Jam e dashuruar. Nuk po ju tregoj me kë. Jam në lidhje. Jam shumë e lumtur. Nuk mund të gënjej”, u shpreh ajo.