Traileri i parë i ” American Horror Story ” me pjesëmarrjen e shumëpërfolur të Kim Kardashian është i disponueshëm në YouTube, nga 20 korriku.
Personazhi televiziv duket pothuajse e panjohur me një parukë bjonde, buzëkuq të kuq të ndezur, fustan të zi dhe doreza të gjata duke mbajtur një fëmijë. Në të njëjtën kohë, shfaqen edhe aktorët e saj Emma Roberts dhe Cara Delevingne.
Me elemente nga filmi legjendar horror “Rosemary’s Baby”, sezoni i 12-të debuton me titullin “AHS: Delicate” dhe luan Kardashian, e cila në klipin e parë shfaqet nën tingujt e “Rock-a-Bye Baby”.