Ja se çfarë mendon Olsa Muhameti për “Për’puthen” VS “Big Brother VIP”
E ftuar në “Pardon My French”, autorja e programit “Për’puthen” Olsa Muhameti, foli hapur rreth dy programeve më të shikuara momentalisht.
Aty u diskutua për rivalitetin mes ‘Për’puthen’ dhe ‘Big Brother Vip’, kur u pyet se çfarë mendon për dy programet, Olsa tha se nuk i sheh si rivale.
“Unë nuk mendoj që jemi programe rivale jemi të dy llojeve të ndryshme “Big Brother Vip Albania” është 24 orë, ndërsa “Për’puthen” vetëm një orë ka qenë një moment pak javë pas nisjes së Big Brother, që vëmendja kaloi atje, por tani mendoj që secili program ka rrugën e tij, fansat e tij.
Por “Për’puthen” ka kaluar ciklin e fenomenit, shifrat e tregojnë që është përsëri ndër programet më të ndjekura ndërsa, jashtë Top Channel, sigurisht që “Për’puthen” , tha ajo.
Ajo foli edhe për pjesën ku ish-konkurrentët e “Për’puthen”, janë bërë pjesë e “BBV”, ku tha se nuk i bën përshtypje.
“Nuk më jep ndonjë ndjesi apo efekt por mendoj se “Për’puthen” ka prodhuar personazhe që kanë qenë pjesë e programeve të “Top Channel” nga ish pjesëtarët e “Për’puthen” mendoj se Antonela ishte zgjedhja e duhur”, u shpreh Olsa.