Të mërkurën në orën 16:00, Shqipëria do të luajë ndeshjen
finale kundër Bjellorusisë.
Me dy pikë më pak se rivali, ekipi i Rejës ka në lojë vetëm një rezultat: fitoren.
Kjo, për faktin se kuqezinjtë duan vendin e parë dhe vetëm me triumfin mund
të parakalohet Bjellorusia.
LEXO MË SHUMË NGA SPORTI:
Kjo ndeshje, për vendin e parë, sjell gjithashtu një sërë benefitesh. Së pari,
është kualifikimi për në çerekfinalet e Ligës së Kombeve për këtë edicion.
Vendi i parë sjell edhe 1.125 milionë euro shpërblim për FSHF-në, njësoj sa
shifra e pjesëmarrjes në këtë ligë.
Vendi i parë e ngjit Shqipërinë në Ligën B për edicionin e ardhshëm, me skuadra
edhe më të forta, me më tepër të ardhura etj.
Vendi i parë i jep Shqipërisë shanset për t’u ngjitur një vazo më lart referuar kualifikueseve për Botërorin 2022, bazuar edhe në renditjen e përfaqësueseve
evropiane me kriter pikërisht ecurinë në Ligën e Kombeve.