Të shtunën, spektakli i shumëpritur “Big Brother VIP Albania” ka përjetuar një tjetër natë eliminimesh që ka çuar në largimin e vlogeres së njohur, Sara Karaj nga shtëpia e famshme.

Sara, e cila pati arritur të bëhet një pjesë e rëndësishme e dinamikave brenda shtëpisë, nuk arriti të marrë mjaftueshëm vota nga publiku për të vazhduar rrugëtimin e saj në lojë.
Teleovotimi i javës u zhvillua mes katër banoreve të nominuara, të cilat përfshinin Sarën, Françesken, Ilnisën dhe Roza Latin.