Po bëhen thuajse dy vite që nga koha kur Rina Balaj dhe
reperi Sin Boy nisën romancën e tyre, të cilën s’mundën
ta mbanin dot për shumë gjatë të fshehtë nga publiku.
Ata bashkëjetojnë prej kohësh dhe përveçse partnerë në jetë, janë gjithashtu
partnerë në muzikë.
LEXO EDHE:
Ja kujt i’a dedikon kohën para gjumit Tayna
Rina dhe Sin boy jo vetëm që kanë lançuar këngë së bashku, por ndihmojnë
edhe tjetrin në projektet personale.
Për Rinën, partneri i zemrës është personi më punëtor që njeh, të cilin sot e
ka gjetur plot energji sapo ka hapur sytë në mëngjes.
Në një video në InstaStory këngëtarja ka publikuar Sin Boy, i cili shfaqet duke
kërcyer teksa dëgjon projektet e tij të reja.
Kjo ishte pamja e mëngjesit të Rinës, e cila nuk e ka kursyer një dedikim
romantik për mashkullin që i ka vjedhur zemrën.
“Zgjohem kështu çdo ditë! Ai është personi më punëtor që kam takuar ndonjëherë.
E ka përfunduar albumin e tij në 5 ditë.”- shkruan Rina e cila vlerëson
publikisht partnerin e saj.
Projekti i fundit i përbashkët i çiftit erdhi gjatë muajve të verës.
Kënga e tyre u titullua “Fallin’ in love” dhe dukej si një dedikim për njëri-tjetrin
, që deri tani numëron 6.9 milion klikime në Youtube.