Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) dhe
Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK) mbajnë konferencë
për media. (Para objektit të IML-së, ora 10:00)
SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës, shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Me këtë rast prezanton rezultatet e Analizës së Nevojave mbi kapacitetet e Qendrave
për Punë Sociale në fushën e promovimit dhe mbrojtjes së fëmijëve. (SOS Fshatrat,
ora 10:00)
LEXO EDHE: Haliti thotë se PDK duhet të hyjë në Qeveri
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe
Peticione Shqyrton draft-rezolutën nga debati parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjetra në pjesën veriore
të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për t’u kthyer në pronat e tyre dhe
pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, N204, ora 10:00)
Këshilli Rinor Kosovar bën lansimin e lojës 2D “Be in my shoes” të krijuar nga
fëmijët me nevoja të veçanta – pjesë e projektit “Mos supozo nevojat e mia”.
(Kino “Armata”, Prishtinë, ora 10:00)
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së
në Kosovë (OSBE) dhe Entitetin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizim të Grave (UNWomen), do të ndajnë katër çmime të gazetarisë.
(Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 11:00)
Komisioni i përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë mban mbledhjen
e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:00)
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Fëmijëve – 20 Nëntorit, organizatat Save
the Children dhe Syri i Vizionit me mbështetjen e Agjencisë Suedeze për
Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përurojnë ekspozitën e përkohshme kushtuar kësaj dite.
(Para NEWBORN, ora 13:00)
Shefi i Zyrës së BE-së, Tomáš Szunyog dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do
të nënshkruajnë një kontratë me vlerë prej 26.5 milionë euro e dizajnuar për
t’i përkrahur përpjekjet e Qeverisë në adresimin e pasojave ekonomike të
pandemisë Covid-19. (https://youtu.be/sj_GGmzRWDU, ora 13:30)
Komuna e Prishtinës mban konferencë për medie për shpalosjen e procesit për
projektin e Sallës Koncertale dhe përgatitjet për thirrjen e konkursit ndërkombëtar për projektin kryesor. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, Prishtinë, ora 14:00).