Një person në Vushtrri ka thënë se i është hakuar profili i Facebookut.

Më pas, ai ka deklaruar në polici se ndaj tij është porositur edhe vrasja.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh.
“KANOSJE- Vushtrri/05.04.2024-09:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i është hakuar profili i rrjetit social facebook. Sipas ankuesit pas disa ditësh është njoftuar se ndaj tij është porositur edhe vrasja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”.