![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Presidentit i Francës, Emmanuel Macron, përmes një dekreti të veçantë ka vlerësuar shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare me titullin prestigjoz “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”, duke e bërë pjesë kështu e 250 personaliteteve të shquara botërore që e kanë marrë këtë vlerësim nga shteti francez.
“Legjioni i Nderit” është titulli më i lartë shtetëror i dhënë nga Franca, që nga koha e Napoleon Bonapartit, i cili e themeloi titullin në 1802. Legjioni i Nderit jepet kryesisht për merita të shquara ushtarake dhe civile.
Urdhri i Legjionit renditet me shkallë që vinë në rritje, duke u nisur nga Ushtar, Oficer, Komandant, për të vazhduar me Oficer i Madh dhe Kryqi i Madh./tring/