Një qytetare britanike, Naomi Brookarsh, ka përshkruar për BBC Newspërvojën e saj të frikshme gjatë sulmit me raketë iraniane në Tel Aviv.
Ajo po vizitonte vëllain e saj kur godina e tij u godit të hënën në mëngjes.
“Ne ishim në strehimoren kundër bombave që na shpëtoi jetën,” tha Brookarsh, duke shtuar se shpërthimi ishte më i madhi që kishte dëgjuar ndonjëherë dhe që dhoma po dridhej nga goditja.
“Ai moment ishte shumë i frikshëm dhe ndonëse sulmi zgjati vetëm disa sekonda, dukej sikur zgjati përgjithmonë,” tha ajo.
Pas daljes nga strehimorja, Brookarsh dhe familja panë dëme të mëdha: tati i ndërtesës kishte rënë, dritaret ishin thyer dhe rrugët ishin mbuluar me zjarr, tym dhe ambulanca.
“Ishte si një skenë filmi, një apokalips,” përfundoi ajo.
Sulmet iraniane në Izrael kanë shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar.