Reperi i njohur, Nelly, si rrallë herë, është deklaruar rreth mosmarrëveshjeve qe ka pasur me Eminemin.
Në një podcast amerikan, reperi 50-vjeçar u shpreh se e gjitha lindi nga një keqinterpretim që vetë Nelly i bëri një kënge të Eminemit.
“Kam keqinterpretuar diçka kur isha shumë, shumë i ri dhe dua t’i kërkoj falje Eminemit. Ishte një kohë, kur isha i ri, të gjithë flisnin për mua dhe unë e keqinterpretova atë që tha Eminem, duke menduar se e kishte fjalën për punën që ne po bënim”, u shpreh Nelly.