Një grua shtatzënë u qëllua për vdekje në Itali këtë të martë nga 40-vjeçari Bujar Fandaj nga Kosova.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Trevisos, ku 26-vjeçarja Vanessa Ballan u vra në pragun e shtëpisë.
Autor dyshohet të jetë ish-partneri i saj, Bujar Fandaj. Sipas mediave italiane, ai e rrahu të renë dhe e qëlloi të paktën shtatë herë më thikë.
Sulmi ishte i papritur dhe vajza mori plagë të shumta në të gjithë trupin dhe për pasojë nuk mundi të mbijetojë. Trupin e pajetë të viktimës, mbuluar me gjak, e gjeti bashkëshorti i saj.